(Video) Florian Marku triumfon sërish, boksieri shqiptar mposht kundërshtarin në sekondat e para!

Florian Marku nuk ka zhgënjyer as këtë herë, teksa ka arritur të mposhtë kundërshtarin e tij, Dylan Moran, në ndeshjen e boksit të mbrëmjes së sotme, në pak sekonda. Kështu, vetëm disa sekonda nga nisja e raundit të parë, Marku vë me shpatulla pas muri kundërshtarin dhe e grushton furishëm, duke detyruar menjëherë gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen. Për fitoren e shqiptarit mjaftuan 54 sekonda, e mesa duket në Manchester, grushtat e Markut ishin tepër për kundërshtarin dhe 30-vjeçari merr fitoren me Knock Out teknik.
Boksieri vazhdon të mos njohë humbje dhe e mban të gjallë serinë e fitoreve, teksa pas sfidës së sotme, që rezultoi jo në nivelin e tij, nuk hezitoi "t'i hidhte dorezën në ring" kundërshtarëve më të fortë britanikë, ndërsa edhe njëherë theksoi se në një ndeshje të madhe, do të dhuronte edhe më shumë spektakël.
“Kam punuar shumë për këtë rikthim, dua ndeshje të mëdha, boksierët nuk ndeshen me mua, Connor Ben. I pres më të mirët. Dua një ndeshje të fortë dhe do ta shihni se çfarë do tju dhuroj”, - tha Marku ndër të tjera.
Ndërkohë momenti i triumfit:
/news31