SPORT 15 Gusht 2023, 16:05

(Video) E provokoi gjatë intervistës. Florian Marku godet rivalin e tij!

(Video) E provokoi gjatë intervistës. Florian Marku godet rivalin e

Florian Marku është një prej boksierëve më të njohur e të suksesshëm shqiptar, i cili në fakt përtej ringut, njihet për temperamentin e tij të qetë dhe që rrallë provokohet, si nga kundërshtarët e tij, ashtu edhe nga intervistat që i bëhen. Megjithatë nuk ka qenë i tillë rasti i fundit, kur Marku ka qenë duke dhënë një intervistë në Manchester ditën e djeshme në lidhje me ndeshjen e radhës që do të ketë ndaj Dylian Moran, më 2 shtator. 

Në momentin kur ishte duke folur për mediat, shqiptari u ndesh me provokimin e një tjetër rivali të tij, boksierit Chris Kongo. Nuk dihen arsyet përse, por Kongo nuk ishte duke e lënë Markun të fliste dhe pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, nuk u ndal së e penguari, gjë që ka "detyruar" Florianin ta godasë.

Aq ka mjaftuar që të niste një konflikt momental mes shoqëruesëve të Chris dhe boksierit shqiptar, i cili është shuar shpejtë gjithsesi, ndërsa Marku ka "sqaruar" edhe njëherë se ka nevojë për hapsirën e tij dhe ka vazhduar shumë gjakftohtë intervistë, gjest për të cilin është përgëzuar edhe nga komentuesit e fansat e boksit. 

Nuk e dimë nëse është tregues që situata në prag të ndeshjes së radhës është më e tensionuar se herët e tjera, megjithatë mezi presim ta shohim Florianin sërish në ring. /News31