SPORT 28 Korrik 2023, 20:38

UEFA përjashton Juventus-in nga Europa dhe “zbras arkat” e klubit italian!

UEFA përjashton Juventus-in nga Europa dhe “zbras arkat” e

7 muaj pas hapjes së dosjes për evasion fiskal, ditën e sotme, organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA ka marrë  vendimin për të ardhmen e  Juventus në arenën evropiane.

Ashtu siç pritej, "Zonjës së Vjetër" i është hequr e drejta për të marrë pjesë në Conference League për sezonin e ardhshëm dhe vendin e tyre do ta zënë “violët” e Fiorentina, me këta të fundit, që e kanë mbyllur kampionatin në vendin e 8-të të renditjes, me vetëm 1 pikë më pak se torinezët.

Mirëpo, përjashtimi me një vit nga Kupat e Evropës, nuk është dënimi më i rëndë për Juventus, pasi përveç lënies jashtë Conference League, ata kanë për të paguar një gjobë prej 20 milionë eurosh, gjobë që trondit jo pak bilancet e klubit, duke llogaritur këtu dhe faktin, që jemi në mesin e merkatos së verës. 

/News31