UEFA merr vendimin, goli i Jasir Asanit shpallet më i bukuri i raundit!

Nuk ka surpriza sa i takon golit më të bukur të kësaj jave në Europë, teksa faqja zyrtare e UEFA-s në rrjetet sociale, ka zgjedhur me shumicë votash "perlën" e Jasir Asanit ndaj Polonisë. Goli nga distanca i anësorit të Kombëtares, nga një pozicioni shumë i vështirë, është vlerësuar masivisht në rrjetet sociale dhe jo vetëm, teksa futbolldashës dhe profesionistë të sportit e kanë cilësuar si një prej më golave më të bukur të të gjithë raundit eleminator, të paktën deri më tani.
Goli i Asanit ishte në fakt pikënisja e një fitoreje historike ndaj Polonisë, fitore e cila u vulos nga goli i “bomberit”, Mirlin Daku, në pjesën e dytë të sfidës, duke na dhuruar kështu vendin e parë në grupin E. Pra jo vetëm një gol i bukur, por edhe me shumë peshë.
Ndërkaq kujtojmë, se Asani e fiton për herë të dytë këtë çmim duke qenë se një gol të ngjashëm e ka shënuar edhe kundër Moldavisë, ndërsa situes gjithashtu për çmimin si goli më i bukur, ka qenë edhe “predha” e Kristjan Asllanit, në fitoren ndaj Ishujve Faroe. Cmime mëse të merituara për "cunat" e Kombëtares.
View this post on Instagram
/News31