UEFA larg luftës, finalja e Champions League zhvendoset nga Shën Petersburgu
Të enjten nisi pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Deri tani janë raportuar 137 viktima dhe 316 të plagosur. Lufta do lërë gjurmë padyshim dhe pasojat po vihen re që ditën e dytë të luftës.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur të premten për të diskutuar rreth finales së Champions League që pritej të mbahej në Shën Petersburg.
Finalja e kompeticionit do të zhvillohet në Paris më 28 maj. Lajmin e bëri me dije gazetari i AP, Rob Harris i cili komunikoi vendimin e UEFA-s që ka vendosur të qëndrojë larg luftës.
Breaking: Paris replaces St Petersburg as Champions League final host
— Rob Harris (@RobHarris) February 25, 2022
Gjatë ndeshjes dje Barcelonë-Napoli, futbollistët shfaqën një banderolë me mbishkrimin “Ndal luftës”. Ndërohë gjatë ndeshjes Olympico-Atalanta, mesfushori ukrainas Ruslan Malinovskyi shënoi gol dhe menjëherë pas kësaj shfaqi posht fanellës së tij mes lotësh mesazhin “Jo luftë në Ukrainë”.