SPORT 20 Nëntor 2023, 17:29

Udhëhoqi Kombëtaren drejt "Euro 2024", Shqipëria rrezikon të humbasë Sylvinho-n?

Udhëhoqi Kombëtaren drejt "Euro 2024", Shqipëria

Në 5 janar të 2023, FSHF caktoi si trajner të ri të Kombëtares shqiptare, Silvio Mendesh Kampos Junior aka Sylvinho. Kontrata e tij, sic zakonisht nënshkruhet në këto raste, u firmos deri më qershor 2024, teksa objektivi ishte sigurisht kualifikimi në "Euro 2024", të cilin braziliani dhe stafi i tij e arritën me sukses.  

Kjo do të thotë se në nisjen e Europianit, teorikisht brazilianit i skadon kontrata dhe ekipi ynë mund ta humbasë trajnerin, gjë që ka shumë pak gjasa të ndodhë. Kjo pasi Sylvinho-s ka shumë mundësi t'i rinovohet kontrata me nisjen e vitit tjetër, që të drejtojë "i qetë" skuadrën në Europian, por edhe të pregatitet për eleminatoret e Botërorit, teksa në të tilla raste, kontrata mund të ketë edhe klauzolë për rinovim automatik pas arritjes së objektivit. 

Megjithatë, nisur nga suksesi që ka arritur, Sylvinho ka tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mëdha dhe ndoshta pas Europianit mund të ketë diskutime të tjera.

Sido që të jetë, shpresojmë që situata e kontratës së brazilianit të zgjidhet sa më shpejtë dhe ta kemi edhe për shumë vite në drejtimin e përfaqësueses. 

/News31