
Produkti

U shpreh se gjesti i Granit Xhakës kundër serbisë ishte turp, i gjithë publiku kundër Zana Avdiut

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, ndeshja Zvicër-Serbi ishte e mbushur me surpriza. Të premten që lamë pas, Zvicra eleminoi përfundimisht Serbinë për të dytën herë rradhazi nga Botërori.
Ndër të shumtat detaje që tërhoqën vëmendje, një ndër to ishte gjesti i Granit Xhakës drejt pankinës serbe. E kemi fjalën për këtë këtu:
Sipas raportimeve ky nervozizëm i lojtarit shqiptar erdhi pasi trjaneri i përfaqësueses serbe shau Xherdan Shaqirin pasi ky i fundit shënoi golin e parë në rrjetën serbe.
E ndër të gjitha reagimet e shqiptarëve të cilët jo vetëm përkrahën, por falenderuan dhe shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Xhakës, është një emër që këtë situatë e ka parë shumë ndryshe. Analistja nga Kosova, Zana Avdiu e ka cilësuar gjestin e Xhakës si të turpshëm dhe seksual. Madje duke e mbështetur idenë e saj, analistja ka shprehur të njëjtin mendim edhe në rrjetet sociale edhe në dalje televizive.
Statusi i saj në Facebook:
"Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!"
Deklarata e saj në një studio televizive:
"Ai gjest i Xhakës paraqet sulm seksual, paraqet dhunë seksuale. Kemi pasur shumë momente tjera që mund te ishim ndjerë krenar në atë ndeshje"
Në këtë pikë i gjithë publiku shqiptar i është kundërvënë analistes. Madje një mik i saj ka publikuar edhe mesazhet private që ndjekësit i kanë dërguar Zanës, ku përfshihen të shara, ofendime si dhe kërcënime.
Nga ana tjetër edhe Miliam Zeka ka reguar mbi këtë situatë, duke u shprehur totalisht kundër deklaratave të Zanës.
“Rrugaçe nuk eshte Zana Avdiu, as kjo nuk eshte rrugaçe, po ata qe e ftojne ne emision, dhe e lejojne me hanger mut kunder nje njeriu qe na beri krenar te gjithe shqiptareve.
Kjo Zana nuk paska mujte me u marre me ata tifozat e Serbise, po me Granit Xhaken, qe ua paska tregu haletin. Mbase Zana u tregu e ndieshme ndaj shtrengimit te haletit te Granit Xhakes?! Mbase nga ai shtrengim ka ngelur pa gjume, ose ka alergji?! Shume njereze koti jane futur ne tregun mediatik duke share figura me vlera. E me çka tjeter?!!!”, ka shkruar ai.
Duhet ta pranojmë që mbrëmja e 2 dhjetorit i përket Xhakës dhe shqiptarëve!