SPORT 28 Janar 2022, 14:49

U arrestua për tritolin e vendosur në shtëpinë e Armand Dukës, 34-vjeçarit i gjenden shenja të djegura në dorë

U arrestua për tritolin e vendosur në shtëpinë e Armand

Autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, Arlen Hasanaj, rezulton me një djegie në dorë. Sipas News24, i riu është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës.

Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt. Vendimi i ekspertit mjeko ligjor është prova kryesore e organit të akuzës për ta vënë Hasanajn.

Hasanaj u prangos pasi shpërtheu tritoli, vetëm pak orë pasi në të gjitha mediat u publikuan pamjet ku shihej një person që vendoste lëndën shpërthyese në derën e shtëpisë së kreut të FSHF-së.

/News31