Triumf tjetër i Luiza Gegës, shpallet fituese në kampionatin europian në Poloni!

Kampionia absolute e Shqipërisë në atletikë ka arritur një tjetër triumf, teksa ka arritur kohën 15 minuta 32 sekonda dhe 39 të qindtat në kampionatin ekipor europian që po mbahet në Krakov, Poloni, duke u shpallur fituese në garën e parë.
“Nuk ishte garë e lehtë. Vajza që doli e dyta, është e treta në botë, kampione Europe në 2018 dhe e dija që, nëse do të mbaja deri në fund atë ritëm, do të dilja e para, sepse unë di që jam më e shpejtë se ajo. Jam sportistja më e shpejtë dhe e ndjeja vetën komode.
Nuk doja të vrapoja shpejt pasi po ruhesha për garën e ardhshme, ku synoj që gjithashtu të fitoj. Është gara ime kryesore me 3000 metra me pengesa dhe do të përpiqem të realizoj brenda një kohe të shpejtë. Do të jetë e vështirë, pasi nuk kam kundështare të forta që të më nxisin, por unë do të jap maksimumin për të fituar.”- u shpreh Luiza pas garës, teksa nuk heziton të premtojë fitore dhe rekord edhe në sfidën e ardhshme.
Kujtojmë se rekordi i parë në 800 m për Luizën erdhi në Kampionatin Botëror në Kore në vitin 2011. Që nga ajo kohë, ajo vazhdon sukseset, ndërsa thyen dhe rithyen rekorde kombëtare në garat 800, 1500, 3000 apo edhe 3000 m me pengesa. Më i rëndësishmi në garat vendase konsiderohet edhe rekordi në 1500 metra, i cili kishte 29 vjet në fuqi, i vendosur nga Pavlina Evro, kur Luiza e theu për herë të parë në 2012-ën, në një aktivitet të përvitshëm në Mal të Zi.
Ne 2022 ajo u shpall Kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesë. Jo vetëm kaq, por me kohën 9 minuta 11 sekonda 31 te qindtat duke vendosur edhe një rekord sa i takon kampionateve europiane.
/News31