SPORT 30 Dhjetor 2022, 10:45

Tre ditë zie kombëtare për Pele, detaje nga funerali i legjendës së futbollit

Tre ditë zie kombëtare për Pele, detaje nga funerali i

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë legjenda e futbollit botëror, Pele.

Për këtë humbje të madhe, Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Ish-klubi i Pele, Santos, publikoi gjithashtu detaje rreth funeralit të të ndjerit. Të hënën në mëngjes trupi i tij do të zhvendoset nga spitali në stadiumin "Estadio Urbano Caldeira". Sipas tyre arkivoli do të vendoset në qendër të fushës që publiku të bëjë nderimet e tij.

Pas kësaj, ditën e martë, do të ketë një procesion nëpër rrugët e Santos në Sao Paulo dhe më pas trupi i të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit nga familjarët.