SPORT 24 Gusht 2023, 10:03

Tjetër sukses për Luiza Gegën në Kampionatin e Atletikës, siguron finalen e Botërorit!

Tjetër sukses për Luiza Gegën në Kampionatin e

Luiza Gega arrin të "prekë" në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës! Atletja ia doli të sigurojë një vend në finalen e Kampionatit në Budapest.

Edhe pse vinte pas një dëmtimi në tendinën e këmbës së majtë, Gega nuk u ndal dhe triumfoi sërish.

Luiza ka qenë pjesë e baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa. Një bateri ku kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje në këtë aktivitet dhe hapin e të cilave ajo e mbajti deri në finish, duke dhuruar kohën 9.17.71.

Kjo ishte koha e tretë më e shpejtë në baterinë e saj, që rezultoi të ishte e treta më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve, me Gegën e cila e mbylli vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.