SPORT 22 Korrik 2023, 14:46
Tjetër sukses për Luiza Gegën, atletja ngre flamurin kuqezi në Serbi dhe kualifikohet për në Lojërat Olipmike Paris 2024!

NEWS-31
Luiza Gega është kualifikuar zyrtarisht për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kampionia shqiptare ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës, që po zhvillohet në Serbi, në disiplinën 3 mijë metra me pengesa.
Medalje e artë dhe super kohë e arritur nga Gega, e cila ka arritur kështu edhe normën kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023 dhe Luizës ju deshën më pak se 1 muaj ta arrinte.
Me kohën e dhënë së fundmi në Kampionatin Ballkanik, Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024.
/News31