SPORT 30 Janar 2022, 17:31

Tjetër rekord, Nadal fiton “Australian Open”!

Tjetër rekord, Nadal fiton “Australian Open”!

Rafael Nadal ka arritur të fitojë “Australian Open”, duke mposhtur në finale tenistin rus, Daniil Medvedev. Spanjolli arriti kështu 21 "Grand Slam" në karrierën e tij më shumë se çdo tenist tjetër, duke hyrë në histori, teksa ka lënë pas Rodger Federed dhe Novak Djokovic, të cilët kanë nga 20-të Grand Slam, me këtë të fundit që u përjashtua nga turneu.

Finalja nisi mirë për tenistin rus i cili fitoi edhe dy setet e para 6-2 dhe 7-6, ndërsa kundër përgjigjja nga Nadal erdhi menjëherë në setet e radhës, ku fitoi 6-4, 6-4 dhe setin final 7-5.

Përballja mes Nadal dhe Medvedev ka zgjatur 5 orë e 30 minuta, me fituesin që u vendos vetëm në fund të setit të 5-të.