SPORT 2 Korrik 2022, 21:00

Tjetër medalje për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, këtë herë në peshëngritje


Ka qenë një kompeticion i sukseshëm për Shqipërinë deri më tani Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, pasi ka siguruar plot 4 medalje. Këtë herë është Erkand Qerimaj që ka arritur të fitojë medaljen e argjendë me shkëputje.

Peshëngritësi i njohur mori medaljen në stilin me shkëputje të peshave 73 kg, në një garë që u shoqërua me polemika, ku u bënë protagonistë pikërisht gjyqtarët.

Peshêngritësi shqiptar “dështoi” në dy provat e para me 148 kg, ndërsa prova e tretë rezultoi e vërteta me peshën 149 kg. Çuditërisht dy nga tre gjyqtarët e konsideruan fillimisht provën të pa rregullt. Kjo gjë solli protesta të forta nga Qerimaj, trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza. Më  pas në rishikim, gjyqtaria vendosi ta quante si provë të rregullt.

Ky rezultat i dha momentalisht të artën shkodranit, por në provën e fundit italiani Mirko Zanni ngriti 150 kg, duke e marrë ai vendin e parë. Kjo ishte medalja e katërt për Shqipërinë në “Oran 2022”, pasi më parë kanë fituar medalje ari atletja Luiza Gega, mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa një bronzi e ka marrë mundësi Islam Dudaev. Dy të fundit janê nga Çeçenia, por përfaqësojnë vendin tonë. 

/News31

Burimi: abcnews.al