SPORT 25 Maj 2023, 19:19

Tirana humbet kreun e Superligës, tifozët hyjnë në fushë dhe dhunojnë arbitrat

Tirana humbet kreun e Superligës, tifozët hyjnë në

Ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit e ditës së sotme, e vlefshme për javën e parafundit të kampionatit shqipar ka përfunduar në barazim me rezultatin 2-2. Fundi i ndeshjes ka qenë mjaft i tensionuar, teksa dhjetra tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë dhunuar arbitrat, një situatë e ardhur pas një panelltie të akorduar nga Kridens Meta kundër Tiranës, gjë që solli reagimin e ashpër të bardhebluve.

I gjithë stafi teknik dhe presidenca zbriti në fushë, me polemikat që shoqëruan pasndeshjen oër arsyen se arbitri nuk u konsultua me VAR-in. Forcat e sigurisë dhe policia nuk mundi të ndalte tifozët, me arbitrat që u vendosën në shënjester.

Me këtë barazim një javë nga fundi i Superligës, Partizani dhe Tirana janë me pikë të barabarta (64), me të kuqtë që për shkak të ndeshjeve direkte mbajnë kreun e Superligës.

/News31