SPORT 2 Janar 2023, 20:58

Tashmë është zyrtare, zbulohet trajneri i ri i kombëtares shqiptare!

Tashmë është zyrtare, zbulohet trajneri i ri i kombëtares


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) duket se ma arritur marrëveshjen me trajnerin brazilian Sylvinho, për të marrë drejtimin e ekipit tonë kombëtar. Kështu, ish-lojtari i Barcelonës do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë.

Po ashtu bëhet me dije edhe një pjesë e stafit të brazilianit, i cili ka zgjedhur emra të rëndësishëm të futbollit si ndihmësa, përfshirë argjentinasin Pablo Javier Zabaleta dhe brazilianin Dorival Guidoni Jr.

Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Sylvinho parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave. Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme.

48-vjeçari Sylvinho, vjen me një CV të pasur sidomos si lojtar, por edhe si trajner, ose më saktë si zv.trajner, karrierë që e nisi menjëherë pas lënies së futbollit të luajtur.  Në 2011 ai mori pozicionin e parë si zëvendës trajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvendës trajner i Brazilit për tre vite dhe më pas mori drejtimin e Olimpic Lyon në Francë, si trajner i parë e më pas të Corinthias në kampionatin brazilian. Megjithatë dy eksperiencat e fundit nuk ishin aq të suksesshme sa priteshin. Ndërkohë në karrierën e tij të pasur si lojtar, Sylvinho është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City. 

Më datë 9 janar, Silvinjo dhe stafi i tij do të jenë në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”.

/News31