Tani është zyrtare, Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain, cili do të jetë ekipi i tij i radhës?

PSG ka konfirmuar zyrtarisht ditën e sotme lajmin që qarkullonte prej ditësh, "ndarjen" nga Lionel Messi në fund të sezonit.
“Pas dy sezonesh në kryeqytetin francez, aventura e Leo Messit në PSG po i vjen fundi. Klubi mes emocionesh i uron Leo-s shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme. PSG dëshiron të shpreh mirënjohjen e tyre, shtatë herë fituesit të Topit të Artë, i cili fitoi dy kampionate franceze dhe një Superkupë franceze me klubin”- thuhet në një deklaratë të parizienëve.
Après deux saisons passées dans la capitale, l’aventure entre Leo Messi et le Paris Saint-Germain prendra fin au terme de l’exercice 2022-23.
Le Club souhaite, avec une émotion certaine, beaucoup d’autres succès à Leo pour la suite de sa carrière. #MerciMessi ????????
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) June 3, 2023
Argjentinasi bëri 57 paraqitje në Ligue 1, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 30 asistime. Më herët është raportuar se Al-Hilal dëshiron të njoftojë transferimin e Messit më 6 qershor, duke i ofruar një kontratë qindra-milionë dollarëshe në vit, megjithatë diskutohet edhe për një rikthim të Leo-s tek Barcelona, me këta të fundit që presin raportin e "La Liga"-s për të ditur nëse do munden t'i ofrojnë një ofertë të kënaqeshme financiarisht argjentinasit.
Ndërkohë nga ana tjetër, Messi nuk është i vetmi që ka njoftuar largimin nga PSG, teksa edhe Sergio Ramos nuk do të jetë më pjesë e francezëve pas dy sezonesh me shumë ulje-ngritje.
/News31