SPORT 10 Shtator 2023, 21:49

Supergoli Asanit na çon në kreun e grupit, mbyllet pjesa e parë

Supergoli Asanit na çon në kreun e grupit, mbyllet pjesa e parë

Shqipëria luan në “Air Albania” ndaj Polonisë, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e grupit E. Kuqezinjtë synojnë fitoren për të marrë kryesimin e grupit, gjë e cila do ta afronte jashtëzakonisht shumë me Europianin.

Superoli i Asanit me predhë nga distanca i ka dhënë avantazhin kuqezinjve. Pjesa e parë, e cila u zgjat me plot 8 minuta shtesë, u mbyll me rezultatin 1-0.

Urojmë që gjithçka të mbyllet me fitoren e Kombëtares tonë.