Stadiumi “Air Albania” për herë të parë hap dyert pë një ndeshje boksi, ç’duhet të dini para duelit të Florian Markut?
Është hera e parë që “Air Albania” hap dyert për një duel boksi dhe është pikërisht më 25 gusht, mbrëmjen e dedikuar për sfidën e Florian Markut kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez, për titullin WBC Silver.
Boksieri i njohur shqiptar kërkon rripin e dytë përpara publikut të tij, teksa është i pamposhtur deri më tani në ndeshjet që ka zhvilluar
Marku u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të jenë në stadium dhe të mos harrojnë as flamujt shqiptarë, ndërsa biletat kanë dalë në shitje, fizikisht pranë "Air Albani" por edhe online.
Sa i përket organizimit të këtij dueli, realizohet nga Boxxer dhe Unioni i Boksit Shqiptar, ndërsa axhenda sfidës është si më poshtë:
21.08.2022, ora 18:00 – Konferenca e UBSH në “TEG”
23.08.2022, ora 12:00, Konferenca e UBSH në “Air Albania”
24.08.2022, ora 17:00, Peshimi i Boksierëve
25.08.2022, ora 17:00, Ndeshja në Stadiumin “Air Albania”
/News31