SPORT 9 Maj 2023, 22:59

Spektakël pa fitues, finalistja mes Manchester City dhe Real Madrid do të vendoset në "Etihad Stadium"

Spektakël pa fitues, finalistja mes Manchester City dhe Real Madrid do

Ka përfunduar 1-1 sfida e parë e gjysmëfinales së Champions League, "finalja e parakohshme" mes Real Madrid dhe Man City, me kualifikimin që vazhdon të jetë shumë i hapur. 

Pjesa e parë u dominua nga angelzët, por Los Blancos shënuan një supergol me Vinicius në minutën e 36′. Pjesa e dytë ishte e barabartë nga të dyja ekipet ndërsa Kevin De Bryne barazoi shifrat në minutën e 67′ po ashtu me një supergol në hyrje të zonës.

Ndërkohë, për të përcaktuar finalistin duhet të presim ndeshjen e kthimit më 17 maj në “Etihad Stadium”.

SHIKO GOLAT 

/News31