SPORT 23 Nëntor 2022, 19:36

Spanja e frikshme, e nis "Qatar 2022" me 7 gola përballë Kosta Rikës

Spanja e frikshme, e nis "Qatar 2022" me 7 gola përballë

Një Spanjë të frikshme kemi parë në ndeshjen e tyre debutuese në "Qatar 2022", teksa kombëtarja iberike ka mposhtur pa shumë mundim 7-0 Kosta Rikën. Kështu spanjollët realizuan një goleadë në ndeshjen e parë të Grupit E, ku ndodhet edhe Gjermania e Japonia. duke e kthyer takimin gati në një ndeshje stërvitore.

Pjesa e parë u mbyll me sifrat 3-0 me golat e Olmo (21′), Asensio (23′) dhe Ferran Torres (31′). Edhe e dyta nisi njësoj si e para me një Spanjë që dominoi lojën. Ferran Torres (54′), Gavi me një super gol në të 74′, Soler (90′) dhe Morata në kohën shtesë (90+2) realizuan duke vulosur kështu sfidën dhe trembur Gjermaninë me të cilën do të  përballet të dielën. 

/News31