SPORT 23 Qershor 2023, 16:22

Shqipërisë i shtohen edhe 4 medalje të tjera në Lojërat Olimpike Speciale falë peshëngritësit Adi Sula!

Shqipërisë i shtohen edhe 4 medalje të tjera në Lojërat


Shqipëria numëron tashmë 5 medalje të fituara nga talentet shqiptare në Lojërat Olimpike Speciale, që po zhvillohen në Berlin të Gjermanisë. Pas medaljes së artë në not, të fituar nga Gersi Troka, vendit tonë i janë shtuar në koleksion edhe 4 triumfe të tjera, 4 medalje: 2 argjendi dhe 2 bronzi nga peshëngritësi Adi Sula, teksa atleti ka arritur të marrë medaljet në disiplina të ndryshme.

“Special Olympics Albania” përfaqësohet në Lojërat Olimpike Speciale të Berlinit me 10 sportistë, të cilët garojnë kryesisht në sportet e notit, atletikës, basketbollit dhe peshëngritjes, ndërsa rezultatet deri më tani janë mjaft premtuese dhe tregojnë që edhe kjo pjesë e shoqërisë mund të ndihmojë shumë në rritjen e emrit të vendit tonë në sport e jo vetëm.

/News31