SPORT 10 Qershor 2022, 17:32

Shqipëria përballet sonte me Izraelin në Ligën e Kombeve

Shqipëria përballet sonte me Izraelin në Ligën e Kombeve

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit do të zhvillohet sot në mbrëmje në orën 20:45, në stadiiumin “AIR Albania”, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.


Interesimi i tifozëve ka qënë i madh për sa i përket kësaj ndeshje pasi shitja e biletave ka ecur shumë.


Çmimi i biletave varet nga vendet e tribunës ku bileta më e lirë mund të gjendet me çmimin 750 lekë të rinj që janë sektorët mbrapa portave, ndërsa pjesa përballë tribunës ka bileta që kushtojnë 2 mijë dhe 3 mijë lekë të rinj, ndërsa te pjesa e tribunës kryesore çmimi është 10 mijë lek të rinj.


Kjo ndeshje Shqipëri-Izrael do të zhvillohet , në stadiiumin “AIR Albania”.Trajneri i kombëtares ka folur në lidhje me këtë ndeshje duke thënë:


Ato ndeshje të mëparshme me Izraelin janë ndeshje të një historie tjetër, pasi kanë lojtarë të tjerë dhe po jetojmë realitete të ndryshme. Ndaj nuk mund të marrim diçka nga e kaluara, edhe pse ekipi ka ndonjë lojtar që ka qenë edhe atëherë. Eshtë një skuadër që vrapon shumë, me lojtarë të shpejtë e ofensivë, pasi edhe krahët e mbrojtjes marrin pjesë në aksione ofensive. Kjo mënyrë loje mund të lërë hapësira ku ne duhet t’i shfrytëzojmë, sidomos sa i përket fazës mbrojtëse. Të mos i lejojmë atyre që të krijojnë superioritet numerik dhe të nisemi me shpejtësi. Kjo është mënyra taktike që duhet të bëjmë mirë këtë ndeshje dhe të mundohemi ta fitojmë.

Mbetet gjithçka për tu parë sot në mbremje në orën 20:45 nëse kuqezinjtë so të rrëmbejnë fitoren në përballje me Izraelin.