SPORT 27 Mars 2023, 23:01

Shqipëria pa fat kundër Polonisë/ "Kuqezinjtë" humbasin me rezultat minimal, por dalin me kokën lart nga Varshava

Shqipëria pa fat kundër Polonisë/ "Kuqezinjtë"

E pafat Shqipëria mbrëmjen e sotme, me kuqezinjtë që zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë kundër Polonisë, në ndeshjen hapëse të kualifikuesëve për "Euro2024", ku fatkeqësisht humbën 1-0.

Goli i vetëm që i dha 3 pikë vendasve u realizua nga Swiderski 41′. Sa i përket ndeshjes, kuqezinjtë kishin raste të pastra për gol me Cikalleshin, Uznin dhe Asllanin, por vetëm Szczesny iu mohoi golin.

Ndërkohë, pas një ndeshje të zhvilluar Shqipëria renditet e fundit në Grupin E. Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Moldavia dhe Çekia barazuan pa gola. Shqipëria në ndeshjen e radhës, pret Andorrën në “Air Albania” më 17 qershor. /News31