SPORT 13 Qershor 2022, 20:35

Shqipëria barazon në miqësoren ndaj Estonisë

Shqipëria barazon në miqësoren ndaj Estonisë

Shqipëria ka arritur vetëm një barazim pa gola në ndeshjen miqësore ndaj Estonisë, zhvilluar në stadiumin ‘’Air Albania’’ në Tiranë.

Trajneri Edi Reja vendosi që të eksperimentojë në këtë sfidë, duke aktivizuar disa lojtarë si Selmani në portë dhe Çokaj e Ramadani në mesfushë.

Megjithatë, kombëtarja nuk arriti që të fitonte edhe pse mbajti më shumë nën kontroll topin dhe pati raste më tepër për shënim.

Pak ditë më parë, kombëtarja shqiptare u mund nga ajo e Izraelit 1-2, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Izraeli kryeson grupin me 4 pikë, ndjekur nga Islanda me 2 pikë dhe Shqipëria në vend të fundit me 1 pikë.