
Produkti

Sergio Ramos i thotë lamtumirë Spanjës, mbrojtësi tërhiqet nga kombëtarja!

Edhe pse është në moshën 37-vjecare, kur shumica e kolegëve të tij i kanë lënë pas ditët më të mira në fushën e blertë, Sergio Ramos ende konsiderohet një yll i mbrojtjes. E megjithatë, nisur edhe nga fakti që nuk u bë pjesë e kombëtares spanjolle në Botërorin e fundit, lojtari i PSG ka vendosur që t'i japë lamtumirën ekipit përfaqësues. Në fakt Ramos mungon prej disa kohësh në grumbullimet e Spanjës dhe për të tani është koha e duhur për ta mbyllyr këtë kapitull në karrierën e tij, një kapitull fitues sigurisht.
Mësohet se vendimi përfundimtar i Ramos erdhi pas një telefonate me tekniku e ri të Spanjës, Luis de la Fuente, i cili ja komunikoi shumë qartazi se nuk kishte në plan ta grumbullonte, pavarësisht cfarë tregonte me fanellën e PSG përgjatë sezonit. Këtë Sergio e ka sqaruar me anë të një letre drejtuar fansave dhe adhuruesëve të tij, ku ndër të tjera shkruan:
"Ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares, së dashurës dhe emocionues sonë të kuqe.
Sot, në mëngjes, mora një telefonatë nga trajneri aktual i kombëtares, i cili më tha se nuk më llogarit dhe se nuk do të më llogarisë, pavarësisht nivelit që mund të tregoj apo si vazhdon karriera ime sportive.
Me keqardhje të madhe, njoftoj se është fundi i një rrugëtimi që shpresoja se do të ishte më i gjatë dhe që do të përfundonte me një shije më të mirë, në nivelin e sukseseve që kemi arritur me “La Rojan”.
Besoj me përulësi se kjo trajektore e meritonte të përfundonte, nëse vendimi do të ishte personal ose për performacat e mia të dobëta, por jo për shkak të moshës apo arsyeve të tjera që, pa i dëgjuar, i kam kuptuar. Sepse të qenët i ri ose më pak i ri nuk është një virtyt apo defekt, është thjesht një karakteristikë e përkohshme, që nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën apo aftësinë.
Unë i shikoj me admirim dhe zili Modric, Messi, Pepe-n… thelbin, traditën, vlerat, meritokracinë dhe drejtësinë në futboll.
Fatkeqësisht, nuk do të jetë kështu për mua, sepse futbolli nuk është gjithmonë i drejtë dhe futbolli nuk është kurrë vetëm futboll.
Për të gjitha këto, me këtë trishtim, që dua të ndaj me ju, por edhe me kokën lart dhe shumë mirënjohës për gjithë këto vite dhe për gjithë mbështetjen tuaj, unë marr me vete kujtime të pashlyeshme, të gjithë titujt për të cilët kemi luftuar dhe festuar së bashku, dhe krenarinë e jashtëzakonshme për të qenë lojtari spanjoll me më shumë paraqitje.
Kjo stemë, kjo bluzë dhe këta tifozë, të gjithë ju, më kanë bërë të lumtur.
Do të vazhdoj të bëj tifo për vendin tim nga shtëpia me emocionin e personit të privilegjuar që ka mundur ta përfaqësojë me krenari 180 herë kombëtaren. Faleminderit nga zemra që keni besuar gjithmonë në mua!"
Sergio Ramos është shpallur kampion bote me Spanjën dhe dy herë kampion Europe, ndërsa mban titullin si "lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren" deri më tani, një titull që tregon për vlerat që ai i ka dhënë bluzës së kuqe përgjatë viteve.
/News31