SPORT 28 Korrik 2022, 18:45

Sebastian Vettel merr vendimin e papritur, njofton tërheqjen nga Formula 1

Sebastian Vettel merr vendimin e papritur, njofton tërheqjen nga Formula 1


Ylli i Formula 1, Sebastian Vettel ka marrë një vendim të papritur, duke deklaruar se do të tërhiqet nga sporti në fund të sezonit. 

Lajmi ka kapur në befasi tifozët, të cilët nuk e prisnin tërheqjen e parakohshme të gjermanit, edhe pse vitet e fundit ai nuk ka qenë në më të mirën e tij.

Për ju që nuk e njihni, edhe pse dyshojmë, Vettel ka shënuar emrin e tij në librin e legjendave të këtij sporti, duke fituar 4 tituj botëror, me 53 gara të fituar dhe 122 ngjitje në podium. Padyshim statistika të një kampioni të diskutueshëm.

Garuesi gjerman padyshim ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në Formula 1, me kulmin e tij tek "Red Bull", por për shumë vite pjesë e Ferrari-t dhe së fundmi Aston Martin.

/News31