SPORT 25 Nëntor 2022, 22:50

Rezultatet e ditës së sotme të "Qatar 2022", Anglia dhe Hollanda "ngecin", Katari eleminohet zyrtarisht!

Rezultatet e ditës së sotme të "Qatar 2022", Anglia dhe

Dita e sotme ka shënuar nisjen e ndeshjeve të dyta në grupet e "Qatar 2022", teksa rezultatet kanë dhuruar jo pak surpriza. Në grupin A, Qatari u mund 3-1 nga Senegali, duke arritur të shënojë golin e parë në Botëror, por kjo humbje dhe barazimi mes Hollandës dhe Ekuadorit do të thotë që vendi organizues është eleminuar zyrtarisht nga kompeticioni. Ndeshja mes "tulipanëve" dhe vendit të Amerikës Latine përfundoi 1-1, me Hollandën që "ngec" dhe konfirmon që nuk është në formën më të mirë të mundshme. 

"Ngec" po ashtu edhe Anglia, që pas rezultatit të thellë të ndeshjes së parë ndaj Iranit, ka barazuar 0-0 me SHBA-në, duke komplikuar disi kualifikimin. Kjo pasi ndeshja tjetër mes Uellsit dhe Iranit përfundoi 0-2, me vendin e Lindjes që shënoi dy herë pas minutës së 90-të. Kjo do të thotë që kualifikimi në këtë grup do të vendoset në raundin e tretë, me të gjitha skuadrat që janë ende në lojë. 

Rezultatet e ditës së sotme të "Qatar 2022", Anglia dhe

/News31