SPORT 16 Janar 2022, 22:08

Real Madrid fiton "Superkupën e Spanjës", galaktikët rrëmbejnë trofeun e parë për 2022

Real Madrid fiton "Superkupën e Spanjës", galaktikët

Real Madrid ka "korrur" sonte një pjesë nga suksesi që po "mbjell" këtë sezon. Galaktikët fituan kupën e parë të 2022, Superkupën e Spanjës. Yjet madrilenë të udhëhequr nga Carlo Anceloti arritën të mposhtin në finale Athletic Bilbaon me rezultatin e pastër 0-2.

Ndeshja e cila u zhvillua në qytetin e Riyad, në Arabinë Suadite ishte emocionuese sidomos në 10 minutat e fundit kur gjithçka mund të ndryshonte edhe pse Reali ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes.

“Los Blancos” arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 38 me Luka Modric pas një asistimi të Rodrygo. Me avantazhin minimal të skuadrës së Ancelottit do të mbylleshin 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis sërish me një Real Madrid me dominues edhe pse Bilbao tenton të bëjë diçka më shumë.

 

Një top i prekur me dorë branda zonës nga mbrojtësi i Bilbaos në minutën e 52 cilësohet si penallti pas rishikimit me VAR dhe kthehet në gol nga Karim Benzema.

Kur u mendua se Reali kishte gjithçka në kontroll në 10 minutat e fundit gjithçka mund të ndryshonte pasi Militao largon nga porta një top me dorë duke shkaktuar një penallti dhe larguar nga loja me karton të kuq.

 

Penalltinë e merr përsipër Garcia i cili gabon përballë Courtois duke humbur shansin artë për të rihapur finalen.

Ndërkohë, Reali udhëheq në "La Liga" me 49 pikë, doli i pari në fazën e grupeve në "Champions League" ku e pret një sfidë e vështirë me Paris Saint Germain teksa dy galaktikët Benzema dhe Vinicius janë dy golashënuesit më të mirë në La Liga përkatësisht me 17 dhe 12 gola.

/News31