Qatar 2022/ Korea e Jugut bën surprizën e radhës, mposht Portugalinë dhe dërgon në shtëpi Uruguajin
Një tjetër surprizë ka ndodhur në ndeshjet e ditës së sotme në Kupën e Botës, teksa Koreja e Jugut ka arritur të mposhtë me përmbysje Portugalinë tashmë të kualifikuar, duke arritur që të kalojë në fazën me eleminim direkt, duke dërguar në shtëpi Uruguajin.
Në fakt përballje mes Koresë dhe Portugalisë ka qenë sa për statistika për këta të fundit, të cilët megjithatë shënuan të parët në minutën e 5-të me anë të Horta, pas një asistimi nga Dalot nga krahu i djathtë. Goli i barazimit nga aziatikët erdhi po në pjesën e parë, ku Kim Young gjeti hapësirat dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27-të.
Pjesa e dytë ishte pa gola dhe e barabartë deri në minutat shtesës, kur Koreja bëri "mrekullinë" dhe shënoi golin e avantazhit në të 91-tën me anë të Hee Chan.
Kjo fitore e Koresë së Jugut bëri që ata të rënditen të dytët në grup dhe të kualifikohen për më tej, ndërsa Uruguaji i thotë lamtumirë Katar 2022 pasi u rëndit në vendin e tretë, edhe pse fitoi 2-0 me Ganën. Ndeshja mes tyre ka qenë një "dramë" më vete, me ekipin afrikën që kujtoi "fantazmat" e së shkuarës duke humbur një penallti që mund ta dërgonte në avantazh, ndërsa amerikano jugorët shënuan dy herë brenda 6 minutash, për ta cuar rezultatin në 2-0 deri në fund.
Koreja me shumë gjasë do të përballet në raundin tjetër me Brazilin, ndërsa Portugalia pret të mësojë kundërshtarët në ndeshjet e mbrëmjes.
/News31