PSG pezullon Lionel Messi-n, argjentinasi vendos të largohet nga ekipi francez!

Paris Saint-Germain ka vendosur që të pezullojë Lionel Messin me efekt të menjëhershëm, me një vendim që do jetë i vlefshëm për të paktën dy javët e ardhshme.
“RMC Sport” raporton se ekipi kampion i Francës e ka marrë vendimin pas udhëtimit të Messi-t në Arabinë Saudite, udhëtim ky i cili nuk ishte autorizuar nga PSG-ja dhe që ka ndodhur në një kohë kur skuadra nuk është në pushim apo e tërhequr.
Kampi i Messi-t tani po pret vetëm për komunikatën zyrtare të PSG për ta sqaruar situatën, ndërkohë ky pezullim do të thotë që Messi nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur për dy javët e ardhshme në kampionatin francez. Ndërkohë raportohet se ata kanë vendosur që "dënimit" ndaj kampionit të botës me Argjentinës t'i shtohet edhe mbajtja e një pjese të pagës. Messi merr një pagë bruto prej 40.5 milionë euro në vit, e treta më e lartë në klub pas Neymar dhe Mbappe, gati 3.3 milionë euro në muaj, megjithatë ende nuk dihet sa është "gjoba" e vendosur nga PSG.
Menjëherë pas këtij lajmi ka qenë gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili përmes një postimi në Twitter bën me dije se Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit dhe për këtë nuk ka më dyshime. Sic në fakt është raportuar edhe nga disa media të tjera, argjentinasi nuk do rinovojë kontratën me ekipin parizien dhe po mendon opsione të tjera për të ardhmen e tij, teksa babai dhe njëkohësisht agjenti i lojtarit, Jorge, ja ka komunikuar vendimin PSG-së gati një muaj më parë.
Kështu, me pezullimin ndaj argjentinasit dhe me vendimin për të mos rinovuar, kemi një "thyerje" totale mes Messi-t dhe miliarderëve të PSG.
???? Messi will leave Paris Saint-Germain at the end of the season. There are no doubts about that anymore.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 3, 2023
Behind the scenes, it’s now understood that Leo’s father Jorge communicated the decision to PSG already one month ago due to the project.
It was the final breaking point. pic.twitter.com/Bwehuvyq1E
Kujtojmë se mundësia që po shqyrtohet momentalisht është një rikthim i mundshëm i futbollistit rekordmen tek ekipi i tij i zemrës, Barcelona, por ka oferta për të shqyrtuar edhe nga Arabia Saudite dhe SHBA-të.
/News31