SPORT 4 Shtator 2023, 18:30

"PSG ishte ferr për mua dhe Messi-n"- Neymar habit me deklaratën e fundit!

"PSG ishte ferr për mua dhe Messi-n"- Neymar habit me

Në kohën kut PSG vendosi të sjellë Messi-n në kryeqytetin francez, që do të gjente atje ish-shokun e skuadrës Neymar dhe yllin e ekipit Mbappe, u duket se do të shihnim vetëm spektakël nga klubi parizien, por realiteti ishte shumë larg pritshmërisë. Në lidhje me këtë ka folur së fundmi braziliani, i cili tani është transferuar në Arabinë Saudite, ndërsa Messi në SHBA, ndërsa sipas Neymar koha e tyre në Francë ka qenë "ferr". 

Duke mos shpjeguar shumë në lidhje me deklaratën, por qartësisht duke ju referuar se si drejtuesit e ekipit trajtuan cështjet e tij dhe të argjentinasit, nisur nga ofendimet dhe sjelljet që morën nga tifozët e jo vetëm, Neymar tha: 

Jam shumë i lumtur për sezonin që kishte Lionel Messi. Por në të njëjtën kohë jam jashtëzakonisht i trishtuar sepse ai jetoi të dyja anët e medaljes. Ai shkoi në parajsë me Kombëtaren e Argjentinës, ai fitoi gjithçka në vitet e fundit. Dhe me Paris Saint-Germain ai jetoi në ferr. Ne jetuam në ferr, ne të dy, unë dhe ai”.

Neymar i referohet edhe kohës së tij në Paris, të mbushur me plot pritshmëri, por që nuk arriti të fitojë asnjë gjë të rëndësishme, ndërsa vitet e fundit raporti si me drejtuesit, ashtu edhe me tifozët nuk ka qenë aspak pozitiv. E njejta gjë ndodhi edhe me Messi-n, gjë që e shtyu të largohej pas vetëm 1 viti, drejt SHBA, aty ku po shkëlqen dhe është bërë "kryefjala" e momentit në botën e sportit. 

Sa i takon Neymar, ai i është bashkuar një grupi super-yjesh të futbollit në Arabinë Saudite, teksa pritet ende të bëjë debutimin zyrtar me ekipin e tij, që i ka mundësuar një nga kontratat më të cmendura ndonjëherë në futboll e jo vetëm. 

/News31