SPORT 17 Qershor 2022, 14:50

Pse e hoqi unazën? Xhemi Shehu sqaron thashethemet për ndarjen

Pse e hoqi unazën? Xhemi Shehu sqaron thashethemet për ndarjen

E kemi dëgjuar shumë pak Xhemi Shehun të flasë për jetën private.


Ajo zgjodhi këtë mëngjes në Wake Up të përgënjeshtrojë lajmet që qarkullojnë sikur ajo është ndarë nga bashkëshorti.


Gjithçka erdhi si pasojë e një batute ku iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”.
“Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, tha Xhemi.


Sa i përket dy djemve të saj, moderatorja u shpreh: “Prindërimit nuk ia merr dorën asnjëherë. Fëmijët janë një zbulim i ri çdo ditë. Çdo ditë nxjerrin diçka të re. E gjej veten shpeshherë në situata që nuk di të sillem. Jam ‘tërhiq e mos e këput’, pra edhe duhet të jem liberale, edhe strikte”.