SPORT 12 Prill 2023, 20:24

Probleme tek Bayern, Mane godet shokun e ekipit pas humbjes ndaj Manchester City-t!

Probleme tek Bayern, Mane godet shokun e ekipit pas humbjes ndaj Manchester

Mbrëmjen e djeshme Bayern Munchen ka pësuar një humbje të rëndë në raundin cerek-final të Champions League ndaj Manchester City-t, teksa bavarezët kanë pësuar 3 gola dhe për asnjë moment nuk kanë qenë në nivel me ekipin anglez. Megjithatë duket se humbja 3-0 nuk ishte gjëja më e keqe që i ndodhi Bayern-t në Manchester, teksa sipas "Bild", një grindje e madhe ka shpërthyer brenda klubit, me Sadio Mane që raprtohet se ka goditur shokun e ekipit, Sane.

Prestigjozja gjermane pretendon se senegalezi fillimisht i është ankuar gjermanit për mënyrën sesi i ka folur pas përfundimit të ndeshjes dhe më pas, pa sqaruar se çfarë ka ndodhur, e ka goditur në fytyrë dhe në veçanti në buzë. Pjesa tjetër e bavarezëve kanë ndarë dy lojtarët, ndërsa Sane më pas u largua i irrituar nga dhoma e zhveshjes. 

Dëshmitarët okularë raportojnë se goditja e Mane ka lënë shenjë në fytyrën e gjermanit, ndërkohë deri tani zyrtarët e Bayern nuk kanë komentuar çfarë ka ndodhur. /News31