SPORT 6 Korrik 2022, 19:50

Prej 3 ditësh nuk shkon në stërvitje, çfarë po ndodh mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United?

Prej 3 ditësh nuk shkon në stërvitje, çfarë po ndodh

Para-sezoni ka nisur për pothujse të gjitha skuadrat në Evropë, teksa trajnerët, lojtarët dhe stafi teknik kanë zbritur në fushat stërvitore këtë verë më herët se zakonisht, për shkak se sezoni i ardhshëm do të nisë më shpejtë si shkak i Botërorit që do të zhvillohet në dimër. 

Mes shumë skuadrash, edhe Manchester United ka bërë grumbullimin e lojtarëve, gati për një sezon të ri nën drejtimin e Ten Hag, e megjithatë në stërvitjen e "Djajëve të Kuq" vihet re një mungesë e rëndësishme, ajo e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez ende nuk është paraqitur zyrtarisht në stërvitjen e klubit anglez, duke humbur kështu për  të tretën ditë radhazi, pregatitjen parasezonale.

Lajmi është bërë me dije nga media të ndryshme dhe është konfirmuar nga korrespondenti i "Goal" tek Manchester United, James Robson. Arsyeja që ai ka dhënë për mos paraqitjen është për "motive personale familjare", megjithatë eskpertët e merkatos e lidhin mungesën e tij me fakti që Ronaldo i ka bërë me dije ekipit të tij se dëshiron të largohet nëse vjen oferta e duhur. 

Kampioni portugez dëhiron pjesëmarrjen në Champions League-n e ardhshme, gjë të cilën Manchester United nuk ja plotëson dot, e për këtë arsye, agjenti i tij Jorges Mendez, po sheh mundësitë dhe ofertat që kanë mbërritur në drejtim të tij. 

Kështu, nuk dihet nëse 37-vjeçari planifikon t’i bashkohet United për një udhëtim në Azi dhe Australi për turin parasezonal, i cili fillon më 12 korrik, apo e ardhmja e tij është tashmë e vendosur të jetë larg Manchester. 

/News31