
Produkti

Portugalia turpëron Zvicrën me goleadë, në çerekfinale i pret Maroku

Një Portugali e frikshme u shfaq ndaj Zvicrës mbrëmjen e sotme, duke e shkaterruar 6-1 përfaqësuesen tek e cila luajtën për 90 minuta edhe Xhaka e Shaqiri.
Ka qenë një ndeshje e lehtë për të besuarit e Fernando Santos, të cilët zhbllokuan sfidën me Ramos, sulmuesin 21-vjecar i cili kishte zëvendësuar Ronaldon në këtë ndeshje. Në pjesën e parë shënoi dhe Pepe, duke e mbyllur me avantazhin e dyfishtë.
E dyta nisi po si e para. Portugalia shënoi dhe dy gola të tjerë për 4 minuta sërish Ramos dhe Guerrero, teksa Zvicra reagoi dhe gjeti golin e vetëm me Akanji.
Por duket se ishte mbrëmja e Ramos duke realizuar hat-trick. Sulmuesi i Benficës realizoi golin e 5, ndërsa i 6 u realizua nga Leao në të 92'. Vlen të theksohet se Ronaldo hyri në fushë vetëm në minutën e 73.
Luzitanët kanë siguruar çerfekfinalen, dhe tani do të përballen me Marokun.
/News31