Portieri i Argjentinës Martinez shpjegon "festimin" me trofeun që u bë viral

Që portieri i Argjentinës, Emiliano "Dibu" Martinez nuk është një personazh i zakonshëm, kjo mund të kuptohet fare qartë, që nga mënyra se si vepron para penalltive (kërcen), si nga "lojërat e mendjes" që bën me kundershtarët, madje edhe nga karriera e cuditshme por tashmë shumë e sukesshme që ka pasur. Mënyrën e tij të cuditshme të të sjellurit e pa e gjithë bota edhe mbrëmjen e djeshme, pasi fitoi trofeun si "Portieri më i mirë" i Kupës së Botës, para se ekipi i tij të ngrinte trofeun, zgjodhi të festonte në një mënyrë që shumë e kanë quajtur vulgare dhe e kanë kritikuar.
Megjithatë, festimi i tij e ka një shpjegim, ndërkohë duhet thënë që në të njejtën mënyrë ai ka festuar edhe kur u shpall si portieri më i mirë i "Kupës së Amerikës" dhe me siguri, edhe në atë rast, vlen e njejta logjikë.
"Francezët po brohorisnin 'boo' për të më ulur. Nuk mund ta bëja për arrogancë", - tha Martinez për radio "De La Red", duke shpjeguar kështu që sihte një gjest drejtuar tifozëve që e kishin ofenduar gjatë ndeshjes dhe gjatë marrjes së trofeut.
Emiliano Martínez, 30 vjeç, ka 26 paraqitje me Argjentinën dhe u grumbulla vetëm vitin e kaluar me përfaqësuesen, pas transferimit tek Aston Villa, ndërkohë në Qatar 2022 u bë argjentinasi i parë që fitoi "Golden Glove", pasi luajti një rol vendimtar në triumfin e kombëtares së tij.