SPORT 18 Gusht 2023, 17:46

Pësoi aksident të rëndë, portieri spanjoll i PSG lë spitalin pas 82 ditësh

Pësoi aksident të rëndë, portieri spanjoll i PSG lë

Një lajm i mirë ka ardhur nga Spanja sot rreth situatës së portierit të PSG, Sergio Rico. Sipas të përditshmes madrilène “Marca” portieri ka lënë spitalin pas plot 82 ditësh nga aksidenti i rëndë që pësoi.

“Gardiani” spanjoll i cili mbron portën e PSG, pësoi një aksident gjatë një gare me kuaj. Kjo bëri që portieri të binte në koma, duke shkaktuar panik në botën e futbollit. 29-vjeçari qëndroi për plot 1 muaj në koma dhe tashmë pas 82 ditësh ka lënë spitalin Virgen del Roccio në Sevilla."- shkruan "Marca", ndërsa lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Alba Silva, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Spanjolli u transferua tek PSG në shtatorin e vitit 2019 nga Sevilla për 6 mln euro, teksa gjysmën e dytë të sezonit 2021-2022 e kaloi në huazim tek Mallorca, për t’u rikthyer në Paris në verën e vitit të kaluar.

"Sezoni i tij nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ”gardiani” ka kaluar 3 muajt më të vështirë të jetës së tij. Megjithatë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 29-vjeçarit, nëse do të qëndrojë në Paris, ku pasi të arrijë formën e duhur të luftojë për një vend në formacion apo do të kërkojë një tjetër ekip."- shkruhet në artikullin që konfirmon lajmin e mirë.

/News31