SPORT 25 Maj 2022, 09:59

Përplasje mes tifozëve dhe policisë, raportohen të lënduar mes tyre

Përplasje mes tifozëve dhe policisë, raportohen të

Mbërritja e tifozëve të skuadrës Holandeze dhe asaj të Romës ditën e djeshme në Tiranë, ka shkaktuar shumë trazira, situata e krijuar nga tifozët doli jashtë kontrrollit ku vetë forcat e policisë nuk kanë mundur dot ti mbajnë në kontrroll tifozët e këtyre dy skuadrave të cilët do të luajnë sot.


Sipas policisë janë shoqëruar 60 tifozë në rajonet e policisë, ku 48 ishin italianë dhe 12 holandezë.


Pre e këtyre sulmeve, gjatë ndërhyrjes për të shuar sherrin kanë qënë edhe uniformat blu, ku 10 policë kanë mbetur të lënduar gjatë kësaj përpjekje për të ndarë tifozët.

Përplasje mes tifozëve dhe policisë, raportohen të

 


Zonat më të nxehta të incidenteve janë ato të Pallatit me Shigjeta, 21 Dhjetori, zona e Drejtorisë së Policisë, pedonalja dhe 21 Dhjetori.


Policia e shtetit u ka bërë thirrje të shmangin veprimet e dhunshme , gjë e cila nuk manifestojnë asgjë në ldihje me sportin.


Ndeshja finale e Conference League do të luhet sot në mbrëmje në stadiumin Air Albania.