SPORT 18 Korrik 2023, 22:31

Përfundon “ëndrra” Champions, Partizani mundet nga Bate Borisov

Përfundon “ëndrra” Champions, Partizani mundet nga Bate

Rastet ishin të shumta, por ashtu si në përballjen e parë në “Air Albania”, Partizani ishte i pafat edhe mbrëmjen e sotme ndaj Bate Borisov, teksa 2 gola nga bjellorusët mjaftuan për të mbyllur “ëndrrën” Champions të “demave”.

Golat e sfidës, në fitoren 2 me 0 të bjellorusëve erdhën në minutën e 71’-të të sfidës, teksa gjithçka nisi me një kundërsulm perfekt të bjellorusëve, me sulmuesin Dmitri Antilevski, që pasi mori krahun e majtë të fushës dhe me një krosim të bukur drejt zonës, nxori “bllof” portierin Qirko, coi topin te qendëmbrojtësi, Vladislav Malkevich që e dërgoi në rrjetë me një goditje të lehtë me kokë. Ndërsa goli i 2-të i bjellorusëve erdhi nga këmbët e Dmitri Podstrelov në minutën e 111′-të të sfidës.

Në raundin tjetër skuadra e BATE Borisov do të përballet me kampionët qipriot të Aris Limassol, ndërsa “të kuqtë” e Partizanit do të vazhdojmë rrugëtimin e tyre evropian, në fazën e dytë kualifikuese të Conference League. 

/News31