
Produkti

Performancë e shkëlqyer e Luiza Gegës në Botërorin e Atletikës, vendos rekord të ri kombëtar!

Luiza Gega është zyrtarisht një nga atletet më të shpejta të botës pas performancës së shkëlqyer në fimalen e Botërorit të Atletikës, në garën 3000 metra me pengesa, ku u rendit e pesta.
Olympic Albania shprehet kështu për arritjen e Luizës:
“Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike”
Sigurisht rekordi i mëparshëm kombëtar këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29 dhe u vendos po në këtë muaj, më 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.
Ndërkohë Luiza u shpreh kështu për rezultatin e arritur, duke falenderuar edhe të gjithë bashkëpunëtorët:
“E 5-ta në botë! Rekord i ri kombëtar 9.10.04. Kjo foto thotë çdo gjë, jam kaq e lumtur,”
View this post on Instagram
Kuktojmë se Luiza Gega është atletja më e mirë shqiptare, duke mbajtur rekordin në vrapimin 800, 1500 dhe 3000 metra, përpos shumë medaljave të fituara, përmendim këtu vendin e parë në "Lojërat Ballkanike"
/News31