SPORT 8 Gusht 2023, 15:52

Përballja mes tifozerive i kushton jetën 22-vjeçarit në Athinë, shtyhet ndeshja e vlefshme për Champions League!

Përballja mes tifozerive i kushton jetën 22-vjeçarit në

Mbrëmjen e sotme, kur pritet të nisë faza e tretë kualifikuese e UEFA Champions League, duket se ndeshja mes Dinamo Zagred dhe AEK të Athinës nuk do të zhvillohet dhe për këtë shkak është bërë një përplasje mes tifozëve të ekipeve, që është kthyer në një tragjedi.  kështu, ultrasi e AEK dhe kroatëve të Dinamo Zabreg janë përplasur në rrugët e kryeqytetit grek, ku ka mbetur i vdekur nja 22-vjeçar, pas goditjes disa herë me thikë nga tifo-grupi kroat.

Pavarësisht dërgimit të të riut në mënyrë të menjëhershme në spital, 22-vjeçari, emri i të cilët nuk bëhet i ditur, nuk mundi t’i përballonte plagët e marra, ndërsa konflikti mes tifozëve përfundoi me 8 të plagosur, ku mes tyre ishte dhe një adoleshent 17-vjeçar. Deri më tani, autoritetet lokale kanë kryer plot 96 arrestime, me shumicën e tyre që ishin shtetas kroat, por mes tyre janë regjistruar gjithashtu dhe dy grekë, një boshnjak, një gjerman dhe në shqiptar.

Në fakt, të frikësuar për historinë e përplasjes mes tifo-grupeve, UEFA i kishte ndaluar përkrahësit e Dinamo Zagreb dhe AEK për të udhëtuar në transfertat respektive, në përballjet e vlefshme për fazën kualifikuese të Champions League, padyshim ndeshje shumë të rëndësishme për ekipet. Megjithatë,  tifo-grupi më i zjarrë i kroatëve, “Bad Blue Boys” vendosi të ishte i pranishëm në Athinë për të mbështetur skuadrën e tyre, gjë e cika ka rezultuar në fundin tragjik që thamë. 

Pas këtyre trazirave, UEFA ka vendosur ta shtyjë këtë përballje, duke thënë në një deklaratë zyrtare:

"UEFA shpreh keqardhjen në termat më të fortë të mundshëm për incidentet e tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Athinë dhe rezultuan në humbjen e një jete. Duke shprehur ngushëllimet tona më të thella për familjen e viktimës, për AEK dhe tifozët e saj, duam të ritheksojmë se dhuna nuk ka vend në sportin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm të arrestohen dhe të dërgohen para drejtësisë pa vonesa.

Pas dhunës së djeshme dhe në konsultim me autoritetet vendase, UEFA ka vendosur që të mos plotësohen kushtet që ndeshja mes AEK Athens FC dhe GNK Dinamo të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Në përputhje me nenin 26.01 të Rregullores së UEFA Champions League 2023/24, ndeshja e planifikuar të luhet sonte në stadiumin “Agia Sofia” në Athinë shtyhet.

Ndeshja Dinamo Zagreb-AEK në Zagreb do të luhet të martën më 15 gusht 2023 siç ishte planifikuar.

UEFA është në kontakt me të dy klubet për të konfirmuar datën e ndeshjes së riplanifikuar midis AEK Athens FC dhe GNK Dinamo ose të premten më 18 gusht 2023 ose të shtunën më 19 gusht 2023.

Vendimi i komunikuar më parë në lidhje me mungesën e tifozëve si mysafirë për të dyja ndeshjet ruhet dhe do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme."

/News31