SPORT 3 Gusht 2023, 17:07

“Perandori” Jose rikthehet në Tiranë, konfirmohet miqësorja e luksit Roma-Partizani!

“Perandori” Jose rikthehet në Tiranë, konfirmohet

Duket se ekipi i Roma-s dhe "Perandori" Jose Mourinho do të rikthehen sërish në Tiranë, në stadiumin që i solli fat dhe ngritën trofeun e tyre të parë evropian, teksa ekipi italian me yjet e tij do të përballen në një ndeshje miqësore luksi me Partizanin. 

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri Rama, pas disa aludimesh në mediat sportive ditët e fundit, ndërsa "demat e kuq" të Partizanit dhe "gladiatorët" e Romës do të ndeshen më 12 gusht në "Air Albania".

Kujtojmë se ekipi kryeqytetas italian fitoi më 25 maji të vitit 2022, "Conference League", edicionin e parë të kupës së re evropiane, teksa mundën nën drejtimin e Mourinho holandezët e Feynoord. 

/News31