SPORT 7 Shtator 2023, 15:24

Për herë të parë pas 19 vitesh mungon Ronaldo, kush janë pretendentët për "Topin e Artë"?

Për herë të parë pas 19 vitesh mungon Ronaldo, kush

Ditën e sotme është publikuar lista e 30 kandidatëve për të fituar çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, një nga çmimet më të rëndësishme për një futbollist.

Pas fitores së tij me kombëtaren e Argjentinës, Lionel Messi mbetet një nga pretendentët kryesor për ta fituar.

Ndërkohë, rivali i tij më i madh është Erling Haaland.

Bomberi norvegjez fitoi tripletën në sezonin e parë me Manchester City. Teksa e mbylli edicionin e kaluar me 52 gola në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Pep Guardiolës.

Ceremonia e shpallesh së fituesve do të mbahet në datën 30 tetor. Në “Theatre du Chatelet” të Parisit, kryeqytetin e Francës.