SPORT 17 Maj 2022, 16:00

Për herë të parë një futbollist anglez pranon se është homoseksual!

Për herë të parë një futbollist anglez pranon se

Jake Daniels është futbollisti i parë që pas lojtarit të West Ham, Justin Fashan i cili ka pranuar hapur orientimin e tij seksual.


Futbollisti 17-vjeçar i cili është sulmues i Blackpool, klub i Championship në Angli ka folur hapur rreth mënyrës sesi ndihet.


Në lidhje me këtë gjë ai është shprehur:


“Kam gjithë jetën time që e di se jam gay dhe tani mendoj se jam gati ta ndaj këtë me të gjithë. Për të guxuar dhe zbuluar seksualitetin tim jam inspiruar nga sportistë si Josh Cavallo, Matt Morton apo edhe atletë të tjerë. Kam mbështetje të madhe nga familja, klubi dhe menaxheri im.
Edhe shokët në sektorin e të rinjve janë treguar mbështetës dhe më kanë shtyrë të flas të vërtetën para të gjithë botës. E urreja faktin se duhet të gënjeja dhe të fshihesha për të gjithë jetën. Unë dua të jem një model, ndoshta ka nga ata të cilët nuk ndihen rehat për të folur të vërtetën. Por, i them të gjithëve të mos ndryshojnë dhe të tregohen vetvetja, kjo është më e rëndësishmja”.

 

 

Për sa i përket futbollit ai tha se ka çdo gjë po shkon shumë mirë, ka firmosur kontratën e parë si profesionist, dhe ka shënuar 30 gola në sektorin e të rinjve.