
Produkti

Për herë të parë në historinë e futbollit arbitri nxjerr kartonin e bardhë, por përse?

Kushdo që është fans i futbollit, madje edhe ata që e ndjekin fare pak e dinë që arbitri ka të drejtën që të ndëshkojë lojtarët me kartonin e verdhë, duke i paralajmëruar për një sërë shkelje rregullash dhe kartonin e kuq që i përjashton ata automatikisht nga gara. Megjithatë për herë të parë në historinë e sportit, një gjyqtar nxorri kartonin e bardhë në një ndeshje në Portugali, një surprizë si për futbollistët ashtu edhe për publikun e ata që po ndiqnin lojën.
Kështu, gjatë ndeshjes së Kupës së femrave mes Sporting Lisbona dhe Benfica, u përdor kartoni i bardhë, ndryshe kartoni i "fair play", në shqip “kartoni i lojës së ndershme”. Një iniciativë kjo e ndermarrë nga Federata Portugeze e Futbollit që synon të promovojë moralin në fushë dhe të shpërblejë gjithcka pozitive që ndodh në fushë.
CARTÃO BRANCO NO DÉRBI! ⬜????
— Canal 11 (@Canal_11Oficial) January 21, 2023
As equipas médicas do Benfica e do Sporting receberam cartão branco por assistirem um adepto que se sentiu mal na bancada.#Canal11 #FutebolEmPortuguês pic.twitter.com/zTfvwiZFO0
Deri tani kjo është një iniciativë vetëm e Federatës së Portugalisë dhe nuk dihet nëse do "përqafohet" nga shtetet e tjera, megjithëse do të ishte një shembull shumë i mirë për t'u ndjekur. /News31