
Produkti

Pasi të dëgjoni këngën e Kampionatit Botëror do kuptoni se futbolli mund të bashkojë botën!

Këngët e Botërorit kthehen gjithnjë në hite, e jo vetëm prej tifozerisë së çmendur dhe fuqisë së futbollit, por prej ritmit të tyre dhe teksteve gjithnjë frymëzuese, aq më tepër në kohë të vështira si këto.
Kënga e Kampionatit Botëror Katar 2022 është “Hayya Hayya (Better Together)” e kënduar nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha.
“Duke bashkuar zëra nga Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme, kjo këngë simbolizon sesi muzika dhe futbolli mund të bashkojnë botën”, tha Shefi Tregtar i FIFA-s, Kay Madati. “Si pjesë e strategjisë së rinovuar muzikore të FIFA-s, kolona zanore me shumë këngë do t’i sjellë fansat e pasionuar më afër frymës së Kupës së Botës FIFA si kurrë më parë”, shtoi ai.
Kënga është e para në një përzgjedhje të këngëve zanore që do të dalin në valët e transmetimit gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa pritjet rriten në prag të fillimit të Kupës së Botës FIFA më 21 nëntor 2022.