
Produkti

Pas Juventus-it, edhe Manchester City në Angli paditet për financat!

Një “bombë” e vërtetë mund të trondisë futbollin anglez, pas asaj që ndodhi me Juventusin në Itali. Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga “Sky Sports Uk”, Premier League (liga angleze) ka paditur Manchestar City-n për shkelje të shumta të "fair play"-t financiar, shkelje që sigurisht për momentin janë thjesht akuza.
Premier League ia ka dorëzuar çështjen një komisioni të pavarur, ndërsa akuzat ndaj ekpit që financohet prej vitesh nga "paratë arabe", kanë të bëjnë me informacionin financiar që ata vetë kanë dorëzuar në lidhje me të ardhurat, detajet mbi pagat, rregulloret e UEFA-s, përfitimin dhe qëndrueshmërinë. Këto përfundime kanë ardhur pas një hetimi 4-vjecar të ligës angleze, me të cilin City ka bashkëpunuar.
Manchester City njihet si një prej klubeve që ka shpenzuar më shumë vitet e fundit, sidomos në transferimet e lojtarëve dhe pagat e tyre. Kujtojmë se blerjet më të fuqishme të tyre të kohëve të fundit janë Grealish, Haaland dhe Kalvin Phillips, megjithatë hetimi përfshin shumë transferime të viteve të fundit dhe shpenzime marramendëse që ata kanë bërë. /News31