SPORT 19 Dhjetor 2022, 16:06

Pas gjithë zhurmës së ditëve të fundit, historisë mes Karim Benzema dhe Francës zyrtarisht i vjen fundi!

Pas gjithë zhurmës së ditëve të fundit, historisë

Nuk ka qenë asnjëherë një histori e qetë ajo e Karim Benzema dhe kombëtares franceze e duke mos qenë e tillë nuk kishte si të përfundonte me një fund të lumtur. Dukej se Qatar 2022 do të ishte Botërori i numrit 9 të Real Madrid-it, fitues i "Topit të Artë" këtë vit, i rikthyer prej disa kohësh në përfaqësuese pas "përjashtimit" disa-vjecar, derisa pak ditë para eventit sportiv, erdhi një dëmtim dhe trajneri francez nuk e grumbulloi me pjesë tjetër të ekipit. 

Kështu, Franca shkoi në Botëror pa sulmuesin e saj kryesor, por edhe pse Giroud ja doli më së miri, si në Botërorin e kaluar kur "gjelat" u shpallën kampionë të udhëhiqte ekipin, mungesa e Benzema u vu re, madje në fazën me eleminim direkt u zbulua që në fakt trajneri nuk e kishte zëvendësuar asnjëherë emrin e tij në skuadër, cka mund ta bënte të lejueshme që ai t'i bashkohej ekipit dhe të luante. 

Megjithatë kjo nuk ndodhi, edhe pse raportime të shumta thonin se Karim ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe ishte gati të luante. Thirrja nga trajneri nuk erdhi, ai nuk u përdor në Botëror dhe pikërisht një ditë para finales me Argjentinën, kur zërat ishin shtuar se mund ta shihnim Benzema-në në fushë, erdhi një postim i tij në rrjetet sociale: "Nuk jam i interesuar!". Sërish Benzema nuk luajti në Botëror dhe nuk pati mundësinë që ta ndihmonte Francën të mposhte Argjentinën. E pas gjithë zhurmës që u krijua këto ditë, gjjithë thashethemeve për "krisjen" e marrëdhënieve me Deschamps, madje edhe fjalëve që vetë Presindeti Macron kishte "ndërhyrë" që të rikthehej në skuadër, Benzema sot ka njoftuar se është tërhequr përfundimisht nga ekipi kombëtar. 

"Mora mundimin dhe gabimet që duhet të bëja për të qenë aty ku jam sot dhe jam krenar. E shkruajta historinë time dhe e jona merr fund sot"- shkruan sulmuesi i Real Madrid në Instagram-in e tij, bashkangjitur me një foto ku shfaqet me fanellën e Francës. Kështu ai e mbyll karrierën me ekipin kombëtar pa lavdi, shumë ndryshe nga karriera me klubet ku ka fituar gjithcka që mund të fitohet, përfshirë edhe trofeun më të rëndësishëm individual në botë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema)

Kujtojmë se prej disa vites Benzema ishte përjashtuar nga skuadra pas skandalit me shokun e tij të skuadrës, Valbuena, e për rrjedhojë nuk udhëtoi me përfaqësuesen kur shkoi në Rusi dhe fitoi, duke mos e patur mundësinë t'i shtonte koleksionit të tij fantastik një medlje si kampion bote. 

/News31