SPORT 23 Nëntor 2022, 16:09

Pas Argjentinës "shokohet" edhe Gjermania në ndeshjen e parë të "Qatar 2022", Japonia bën përmbysjen e madhe

Pas Argjentinës "shokohet" edhe Gjermania në ndeshjen e

Ashtu si Argjentina ditën e djeshme dhe Gjermania ka dështuar të fitojë ndeshjen debutese të “Qatar 2022”, përballë Japonisë, duke u mundur me rezultatin 1-2.

Historia e ndeshjes nisi me japonezët që u hodhën në sulm të parët, madje arritën të shënonin që në minutën e 8’, por goli u anullua pasi u realizua në pozicion të parregullt. Megjithatë më pas nisi dominimi i “pancerave”, të cilët arritën të zhbllokonin sfidën në minutën e 33’ të ndeshjes, pas një 11-metërshi të ekzekutuar me saktësi nga Ilkay Gundogan. Pas shënimit të golit të parë dominimi gjerman vazhdoi me Kai Havertz, i cili gjeti rrugën e rrjetës por ashtu si goli i parë i ndeshjes dhe ai u anullua për pozicion jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit.

Pas një kontroll loje të vazhdueshëm nga Gjermania, japonezët arritën të gjenin golin e baraspëshës me të sapo futurin në lojë Ritsu Doan, në minutën e 75’ dhe vetëm 8’ minuta më vonë në të 83’ Takumi Asano përmbysi komplet rezultatin, duke i dhënë tifozëve japonez, por edhe gjithë fansave të Botërorit, një surprizë fantastike në ndeshjen e tyre të parë. 

/News31